Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
68 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
32 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vrasja e tmerrshme e 20-vjeçares në Greqi, mediat greke drejtojnë gishtin nga shqiptarët: Ata e kanë bërë, bashkë me…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Vrasja e 20-vjeçares Koraline, e cila ishte martuar me një grek dhe së bashku kishin një fëmijë, ka tronditur opinionin publik në greqi, por jo vetëm.

Autorët ende nuk janë gjetur, por sipas asaj që raportojnë mediat greke, pas vrasjes së 20-vjeçares greke Karolina qëndron një bandë shqiptaro-greke. Raportohet se kjo bandë është e vendosur diku në periferitë perëndimore të vendit dhe se fusha e tyre e veprimit shtrihet në verilindje të Atikës.

Për bandën në fjalë thuhet se është e përbërë nga shumë anëtarë që kryejnë kryesisht grabitje me dhunë dhe që kryesisht i lidhin me litarë viktimat e tyre. Për t’u arratisur, ata përdorin rrugë lagjesh duke shmangur bulevardet dhe kamerat e trafikut.

Ata kryejnë aktivitete të ndryshme në mënyra të ndryshme, që të mund të çorientojnë autoritetet. Në orët e ardhshme, thuhet në informacion, rezultatet e para priten nga Laboratorët e Mjekësisë Ligjore, diçka që do të lehtësojë punën e policisë dhe do të ndihmojë shumë në heqjen e listës së 100 personave që janë përfshirë në hetim.

Hetimet e deritanishme tregojnë se banda e zgjodhi rastësisht shtëpinë e Babis Anagnostopoulos dhe Caroline dhe pas ditësh mbikëqyrjeje, ata mësuan jetën e përditshme të pronarëve dhe zakonet e tyre përpara se të kalonin në fazën përfundimtare dhe më të tmerrshme të planit të tyre.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img