Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e të riut në Lezhë, ish-kunati e përplasi qëllimisht me makinë (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Policia ka nxjerrë detaje të reja në lidhje me aksidentin e ndodhur mëngjesin e sotëm në Lezhë,m ku mbeti i vdekur i riu i identifikuar si Ylli Mena.

Policia ka zbardhur ngjarjen dhe bën me dije se nuk bëhet fjalë për një aksident, por për një vrasje me dashje.

Mësohet se drejtuesi i mjetit me inicialet A.K, ka qenë kunati i të ndjerit Ylli Mena. Bëhet me dije se Mena ishte ndarë nga motra e shtetasit A.K dhe dyshohet që kjo ka qenë arsyeja se përse ky i fundit ka përplasur qëllimisht të riun pas një konflikti të mëparshëm për këtë çështje mes tyre.

Bëhet me dije se shtetasi Ylli Mena ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori i dyshuar A.K, është shpallur në kërkim dhe policia po punon për kapjen e tij.

Njoftimi i policisë:

Lezhë / Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, ku rreth orës 08:30, një drejtues mjeti i cili ishte larguar nga vendngjarja ka aksidentuar shtetasin  Y.M. që po lëvizte me biçikletë në rrugë, ju informojmë se :

Në përfundim të veprimeve hetimore ka rezultuar se autor i dyshuar është shtetasi A.K. 32 vjeç, banues në Mamurras, dhe dyshohet se e ka aksidentuar shtetasin Y.M. me dashje për shkak të një konflikti të mëparshëm mes tyre.

Shtetasi i dëmtuar Y.M. ka ndërruar jetë në spital, ndërsa autori i dyshuar shtetasi A.K. është shpallur në kërkim dhe punohet për kapjen e tij.

Materialet procedurale janë referuar pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll