Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e ‘të fortëve’ në Durrës, zv.ministri i Brendshëm: Policia nuk i zgjidh dot ngjarjet për 48 orë

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e ‘të fortëve’ në Durrës, zv.ministri i

Zëvendës ministri i Brendshëm Julian Hodaj ka komentuar ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në Durrës, ku kemi të bëjmë me larje hesapesh për çështje të ndryshme, ku nuk përjashtohet influenca për prona dhe biznese të ndryshme.

Në “Open” Hodaj nuk ka dhënë shumë detaje, por tha se duhet pak durim për të dalë në një përfundim ndërsa theksoi se policia po vlerëson të gjitha hipotezat e ngritura.

Sipas tij policia nuk mund ta zgjidhi një vrasje kaq shpejt për 24 apo 48 orë, pasi dhe analizat shkencore kërkojnë kohën e tyre.

Hodaj: Është herët që policia të vijë me një komunikatë se çfarë ka ndodhur. Sa i përket pistave konkrete, nuk mund të jap detaje sepse nuk e kam si informacion dhe nuk duhet ta kem. Nga rastet e kaluara kemi parë se asgjë nuk zgjidhet për një ditë. Shumica dërrmuese arrijnë në një zgjidhje, por dhe rasti i fundit në Tiranë dhe Fier janë dashur javë që të finalizohen. Përveç kamerave, ka dhe prova të tjera. Të gjitha hipotezat rrinë në këmbë dhe besoj që policia po i vlerëson me seriozitet. Patjetër që gjithçka bëhet për interesa financiare. Personazhi nuk është totalisht i panjohur, por edhe nuk është nga më të rëndësishmit. Duhet edhe pak durim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll