Hapësire reklamuese

Bota

Vrasja e shqiptarit në Islandë, shkon në 10 numri i të arrestuarve, u vihen prangat edhe dy grave që dyshohet se kanë lidhje me ekzekutimin mafioz

Shkruar nga Newsbomb
Armando Beqiri

Ka shkuar në 10 numri i personave të arrestuar që dyshohen se kanë lidhje me vrasjen e shqiptarit Armando Beqiri në Islandë.

Ditën e sotme janë arrestuar edhe dy gra, të cilave në banesë u janë gjetur disa sende që mund të jenë të vlefshme për hetuesit që të zbardhin vrasjen.

Mes personave të arrestuar janë edhe shqiptarë, lituanezë, spanjollë dhe islandeze, ndërkohë që shefi i policisë në Reykjavik tha se vrasja e shqiptarit ka shkaktuar shqetësim të madh në vend.

Armando Beqiri u ekzekutua në hyrje të shtëpisë së tij mbrëmjen e së shtunës, duke lënë pas gruan shtatzënë dhe një fëmijë të mitur.

Beqiri ishte pronar i një kompanie sigurie private dhe kishte disa vite në Islandë dhe sipas mediave vendase nuk kishte konflikte.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.