Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e shqiptarit në Greqi nga bashkëatdhetari, dalin detaje të reja, pamjet filmike tregojnë si ndodhi ngjarja

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e shqiptarit në Greqi nga bashkëatdhetari, dalin detaje të

Detaje të reja kanë dalë lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhu më 21 shkurt në Greqi ku mbeti i vrarë 40 vjeçari shqiptar, Pëllumb Islami.

Sipas mediave të huaja mësohet se autoritetet kanë arritur të gjejnë kamerat e lokalit në “Nea lonia”, ku shqiptari nga Delvina u vra aksidentalisht nga një bashkëatdhetar.

Pamjet filmike ishin fshehur qëllimisht nga pronari i lokalit, i cili tashmë ndiqet penalisht për “dëshmit të rreme”  dhe “përkrahje të autorit të krimit”.

Nga këqyrja e pamjeve filmike rezulton se Pëllumb Islami ndodhet në tavolinë me një shtetas të armatosur. Pas pak në lokal mbërrijnë 6 persona të tjerë dhe aty nis përleshja. Rezulton se personat që kanë qëlluar me armë zjarri janë personi që shoqërohej me Islamin dhe një nga 6 personat që hyri më pas në lokal.

Madje para të shtënave ka pasur përleshje me duar dhe me qytën e armës. Nga pamjet filmike rezulton se personat e përfshirë në total janë 8, ndërkohë policia ka identifikuar 2 persona të përfshirë në vrasje dhe 6 të tjerë për pjesëmarrje në krim.

Deri tani nuk është arritur të arrestohet njeri, teksa thuhet se disa prej tyre fshihen në Greqi disa në Shqipëri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu