Tirana
scattered clouds
23.5 ° C
23.5 °
23.5 °
53 %
2.1kmh
40 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Vrasja e shqiptarit në Greqi, kush ishte futbollisti 18-vjeçar (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Zbulohet identiteti i 18 vjeçarit shqiptar i cili u vra gjatë natës në Kavalla të Greqisë.

Mësohet se i riu është identifikuar si Marios Isa nga Leskoviku.

Familja Isa jetonte prej vitesh në Kavala të Greqisë.

Mediat greke raportojnë se i riu shqiptar është qëlluar me dy plumba.

Viktima mori një goditje të vetme në shpinë dhe i shkaktoi vdekjen e menjëherëshme.  Ndërsa bëhet me dije se qitësi ishte profesionist.

18-vjeçari shqiptar ishte rritur në Kavala, ku kishte ndjekur gjimnazin dhe më pas kishte nisur studimet e larta. Shqiptari aktivizohej me ekipin e futbollit të Heracles në Kavala.

Mësohet se në polici është shoqëruar një person që ishte në vendngjarje. Sipas grupit hetimor nuk përjashtohet ideja e larjeve të hesapeve për drogën.

Ngjarja ka ndodhur në një bllok ndërtesash private, ndërsa policia arriti të gjejë armën e përdorur për vrasje. Viktima kishte një sasi të madhe parash me vete në momentin që është qëlluar dhe dyshohet se paratë që kishte në dorë ishin për ndonjë shkëmbim.

 

Më shumë

spot_img