Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

Vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier, Policia gjen një mjet të braktisur në Thumanë. Gjurmët biologjike mund të zbulojnë autorët (Përse u përdor makina)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

87c083dad94fcf64a8856d36acc21890

Policia duket se po i afrohet çdo ditë e më shumë zbardhjes së ekzekutimitShkëlzen Kastratit në Fier. Ngjarja ndodhi në 1 shkurt në rrethrrotullimin e Sheqit dhe tronditi qytetarët.

Mirëpo, pas makinës ‘Range Rover’ që u gjet e djegur, policia ka konstatuar një mjet të braktisur në Thumanë, që mendohet se mund të ketë shërbyer për të transportuar autorët e vrasjes, pasi dogjën makinën e parë.

Brenda automjetit janë gjetur gjurmë biologjike, të cilat janë dërguar në laborator dhe nga analizimi i tyre policia shpreson të gjejë emrat e vrasësve të 42-vjeçarit. 

Kujtojmë se gjatë natës policia ka kryer disa operacione, që u zhvilluan në 4 qytete, Fier, Durrës, Tiranë e Vlorë, për të prangosur persona të dyshuar për atentatin, teksa janë ushtruar kontrolle në disa banesa.

Aktualisht janë shoqëruar disa persona në Tiranë që dyshohet të kenë lidhje me vrasjen. Në Drejtorinë e Policisë së Tiranës po mbahen ende disa të dyshuar të cilët po merren në pyetje.

 

Më shumë

spot_img
spot_img