Hapësire reklamuese

Aktualitet

‘Vrasja e shekullit’, Krimet e Rënda marrin në dorë çështjen e Izet HAXHISË

Shkruar nga Newsbomb
Izet Haxhia në gjyq

Gjykata e Tiranës transferoi çështjen e Izet Haxhisë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.

Njëri prej të akuzuarëve për organizimin e vrasjes së ish-deputetit të PD-së Azem Hajdari  do të hetohet nga instanca e Krimeve të Rënda.

Në këtë mënyrë, pranohet kërkesa e Prokurorisë së Tiranës për shpalljen e moskompetencës së ndjekjes së çështjes së ish-truprojës së Sali Berishës.

Javën e kaluar, Gjykata Penale e Tiranës refuzoi kërkesën e avokatëve të Haxhisë për të marrë lirinë. Haxhia u ekstradua në vendin tonë në 8 maj të 2018. Seancat e shumta gjyqësorë janë shoqëruar me akuza nga ana e Haxhisë ndaj trupës gjykuese duke i konsideruar si të kapur politikisht.

Haxhia akuzohet nga drejtësia shqiptare se natën e 12 shtatorit 1998 telefonoi Azem Hajdarin për ta nxjerrë para selisë së PD-së. Ky i fundit u ekzekutua nga Fatmir Haklaj.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll