Tirana
scattered clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
94 %
2.1kmh
40 %
Die
22 °
Hën
20 °
Mar
18 °
Mër
19 °
Enj
21 °
E diel, 24 Tetor, 2021
spot_img

Vrasja e Ravik Gurrës, Policia e Elbasanit shoqëron disa të dyshuar (Detaje)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

7f1bff5ca99d65980ab12f4e72f9725b

Policia e Elbasanit mësohet se ka shoqëruar disa persona të dyshuar për vrasjen e avokatit të njohur Ravik Gurra mbrëmjen e sotme në Elbasan.

Policia ka sekuestruar deri tani vetëm një gëzhojë në vendin e ngjarjes.   

Sipas raportimeve Ravik Gurra do të udhëtonte drejt Anglisë të shtunën. Ai ishte edhe pjesë e Odës së Avokatisë në Angli.

Sipas dëshmitarëve okular, dyshohet se ekzekutorët  kanë qenë dy persona dhe një person i maskuar ka qëlluar Gurrën në kokë me pistoletë me silenciatorë. Policia bën me dije se do të mësohen më shumë detaje rreth atentatit, pasi vendi ku ka ndodhur ngjarja është i pajisur me kamera.

Fillimisht, sipas dëshmitarëve nuk u kuptua atentati për shkak të armës me silenciator dhe u dyshua se avokatit të ndjerë i kishte rënë të fikët.

Ndërkohë Policia e Elbasanit është mobilizuar dhe ka nisur kontrollet në disa zona të caktuara, ku edhe ka bërë shoqërime të disa personave të dyshuar dhe gjithashtu forcat RENEA kanë mbërritur në vendngjarje rreth një orë e gjysëm më parë.  

Prokuroria e Elbasanit Enkelejda Millania dhe prokurori i gatshëm Petref Asllani, kanë nisur hetimet.  

Edhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu mësohet se është nisur me urgjencë drejt Elbasanit.

Viktima mësohet që ka qenë i divorcuar dhe prej 10 vitesh banonte në qytetin e Elbasanit në afërsi të zonës së Ish Vajit së bashku me nënën e tij. I ndjeri ishte gjithashtu edhe baba i dy vajzave.  

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img