Tirana
few clouds
21 ° C
21 °
21 °
49 %
3.1kmh
20 %
Pre
24 °
Sht
25 °
Die
27 °
Hën
26 °
Mar
26 °
E premte, 7 Maj, 2021
spot_img

Vrasja e Ravik Gurrës, pas avokatëve të Elbasanit edhe kolegët e Korçës në protestë

spot_img

Lajme të ngjashëm

c07ca73ab0e83256264c0dd0f631021d

Pas avokatëve të Elbasanit edhe ata të Korçës kanë vendosur të bojkotojnë proceset gjyqsore për tre ditë.

Ky vendim i avokatëve ka ardhur në shenjë proteste pas vrasjes së avokatit Ravik Gurra katër ditë më parë në Elbasan.

Gjatë mbledhjes së djeshme të mbledhjes Dhomës së Avokatisë në Elbasan u vendos bojkot 1 javor u proceseve gjuqësore.

Avokatët kërkojnë solidaritet për të gjithë kolegët në gjithë vendin.

Gurra u ekzekutua me 3  plumba nga një person, i cili është afruar në këmbë pranë tavolinës ku ndodhej Ravik Gurra me 2 kolegë të tjerë dhe më pas një person tjetër e ka ndihmuar të largohet.

Ndaj Ravik Gurrës, është qëlluar nga afër me një armë me silenciator dhe zhurma e lëshuar nga arma ka qenë aq e papërfillshme saqë dhe personat që ndodheshin në tavolinë me të nuk e kanë kuptuar që avokati është ekzektuar. 

Krimi i rëndë ka ndodhur në një lokal pranë qendrës së qytetit të Elbasanit, në kohën kur viktima ka qenë i shoqëruar nga disa kolegë të tijë për të parë ndeshjen Shqipëri-Turqi.

 

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img