Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Vrasja e Qaseem Soleimanit, shërbimi izraelit ndihmoi SHBA-në në operacionin ushtarak

spot_img

Lajme të ngjashëm

d1e07623317130ff70eb51639951d689

Mësohet se në operacionin e vrasjes së gjeneralit të njësisë elitare Qudsi të Iranit, Kaseem Soleimanit, SHBA është ndihmuar nga shërbimi sekret izraelit.

Këtë informacion e ka bërë me dije rrjeti televiziv amerikan NBC.

Sipas NBC-së, Izraeli ka qenë i përfshirë në operacionin e 3 janarit duke i siguruar informacion dhe koordinata të sakta amerikanëve, transmeton newsbomb.al.

Televizioni amerikan theksoi se inteligjenca izraelite e konfirmoi informacionin e dhënë nga transportuesit e aeroportit sirian se Soleimani hipi në avion atë natë duke fluturuar nga Damasku për në Bagdad.

NBC ka cituar dy burime të njohura me operacionin ushtarak si dhe zyrtarë amerikanë pa emër.  Ndërsa avioni zbarkoi, katër raketa u qëlluan nga një dron në automjetin në të cilin hyri gjenerali Qaseem Soleimani.

Mediat izraelite raportuan një ditë pas sulmit se Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, kishte njoftuar kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu për planet e SHBA-së për të vrarë Sulejmanin.

NBC ka treguar se Pompeo vetëm dy ditë përpara operacionit ndaj gjeneralit iranian, e ka thirrur  Netanyahun duke e falenderuar për mbështetjen e Izraelit në konfliktin me Iranin dhe pas sulmit ndaj ambasadës amerikane në Bagdad, transmeton newsbomb.al.

Pas takimit me Pompeon, të nesërmen kryeministri izraelit Netanyahu me anë të një deklarate la të kuptohej se shumë gjëra dramatike po ndodhin në rajon.

Pas kësaj deklarate, disa orë më vonë gjenerali iranian Qaseem Soleimani, disa zyrtarë të lartë si dhe komandanti i milicisë irakiane të mbështetur nga irani, u vran nga sulmi me dronë amerikanë.

New York Times por edhe disa media izraelite pas kësaj ngjarjeje raportuan se Netanyahu ishte i vetmi udhëheqës i huaj që kishte dijeni për operacionin ndaj gjeneralit Iranian.

Ndërkohë shumë agjenci lajmesh ndërkombëtare kanë raportuar se agjentë irakienë dhe sirianë dyshohet se u kanë dhënë amerikanëve informacione të rëndësishme për vendndodhjen dhe itenerarin e Soleimanit. Dyshohet se informacione për amerikanët kanë dhënë edhe dy roje sigurie në aeroportin e Bagdadit dhe dy punonjës të linjës ajrore private Siriane, Ham Wings./Newsbomb.al.

Më shumë

spot_img