Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e Pjetër Kolës, policia arreston pas një viti autorin

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Pjetër Kolës, policia arreston pas një viti autorin

Martin Gjini, autor i vrasjes së Pjetër Kolës në Pukë ka rënë ditën e sotme në prangat e policissë.

Gjini ishte shpallur në kërkim që prej 27 Shtatorit të 2022, pasi akuzohet se qëlloi për vdekje 44 vjeçarin Pjetër Kola. Edhe pse 44-vjeçari u dërgua me urgjencë në spital, ai humbi jetën si pasojë e plagëve të marra.

Shkak i ngjarjes së rëndë u bënë prishja e pazareve për kultivim të bimëve narkotike, ku ata ishin bashkëpunëtorë. Ai akuzohet për 3 vepra penale,  “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të DVP Shkodër ndaluan shtetasin M. Gj., 37 vjeç, banues në fshatin Kalivaç, Lezhë, pasi Gjykata e Pukës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasja me dashje”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

37-vjeçari akuzohet se më datë 27.09.2022, në fshatin Kurthpulë, Pukë, ka vrarë me armë zjarri, shtetasin P. K., për shkak të mosmarrëveshjeve ndërmjet tij dhe viktimës, të cilët dyshohet se kanë qenë bashkëpunëtorë për kultivim të bimëve narkotike”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese