Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria ekzekuton 8 masa sigurie për policët: 2 lihen në arrest shtëpie dhe 6 të tjerë pezullohen nga detyra (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Prokuroria ekzekuton 8 masa sigurie për

Agjencia e Mbikqyrjes Policore në bashkëpunim me Policinë e Elbasanit kanë ekzekutuar 8 masa sigurie për policët, të cilët kanë qenë të pranishëm në ngjarjen e vrasjes së Pjerin Xhuvanit, me 21 prill 2021, në Elbasan.

Sipas burimeve 2 policë janë lënë me arrest shtëpie, ndërsa 6 të tjerë me pezullim nga detyra, pasi akuzohen për shpërdorim detyre dhe deklarim të rremë.

Mes të arrestuarve për ngjarjen, të cilët gjykata i ka lënë në “arrest shtëpie”, janë edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit, Albert Nushi, si dhe ish-zëvendësdrejtori i kësaj policie, Nikollaq Palla.

Ndërsa policët e pezulluar nga detyra janë: Dedjon Duraku,Pëllumb Bicaku,Erjon Balla,Erjon Meçja,Donald Dedja dhe Besmir Kadiu

Njoftimi i  Policisë:

Elbasan - Drejtoria Rajonale e AMP Elbasan-Korçë ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për ekzekutimin e vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për caktimin e masave të sigurimit në lidhje me hetimet mbi procedimin penal nr. 477 të vitit 2021.

Në kuadër të këtij hetimi, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Arrest në shtëpi” për:

- A.N., 55 vjeç, aktualisht me detyrë Zv/drejtor për rendin e sigurinë publike në D.V.P. Berat, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- N.P., 57 vjeç, me detyrë ish Zv/drejtor për rendin dhe sigurinë publike në D.V.P. Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;

Gjithashtu, Gjykata ka caktuar masat e sigurimit personal “Pezullimi i ushtrimit të një detyre shtetërore, apo shërbimi publik” për:

- D. D., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- P.B., 33 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- E.B., 26 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- E. M., 38 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- D.D., 30 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal;
- B.K., 37 vjeç, me detyrë punonjës policie në forcën e posaçme “Shqiponja” në DVP Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprave penale të "Shpërdorimi i detyrës" dhe atë të "Deklarimi i rremë përpara oficerit të policisë gjyqësore", parashikuar nga neni 248 dhe 305/b i Kodit Penal.

Vendimi është marrë në kuadër të hetimeve mbi ngjarjen e ndodhur më datë 21.04.2021 në qytetin e Elbasanit, ku si pasojë ka humbur jetën 1 shtetas dhe 4 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Nga shqyrtimi i akteve hetimore, Gjykata e Shkallës së Parë Elbasan ka vlerësuar të drejtë kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masave të sigurisë ndaj shtetasve të mësipërm.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese