Sot po zhvillohet seanca e radhës për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ku i pandehur është ish-efektivi i RENEA-s Arbëj Paplekaj. Ngjarje e ndodhur vetëm pak ditë para zgjedhjeve elektorale të 25 prillit 2021.
Mirëpo bëhet me dije se Prokuroria e Elbasanit ka kërkuar që në seancë të thirret për të dëshuar deputeti i PD, Gazment Bardhi. Bardhi është thirrur që të dëshmojë në cilësinë e kandidatit për deputet, por edhe drejtues i fushatës së PD në Elbasan në 2021.
Kujtojmë që atë kohë Gazment Bardhi pati deklaruar se PD kishte një Strukturë për Mbrojtjen e Votës, pjesë e të cilës ishte dhe i pandehuri Arbër Paplekaj.
Prokurori i çështjes Ritvan Skuraj dhe Platina Aliçkaj kanë kërkuar që përveç 59 dëshmitarëve të thirret edhe ish-drejtuesi politik grupit të punës i Partisë Demokratike në Elbasan në atë kohë Gazment Bardhi.
Akuza ndaj ish-specialit të RENEAS
Ngjarja e rëndë në Elbasan ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku siç u tha pati shkëmbim zjarri kur u kap makina e shtabit të PS-së nga Struktura e Mbrojtjes së votës, e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës.
I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani, u plagos një efektive policie Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë.
Arbër Paplekaj akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.