Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

Vrasja e Pjerin Xhuvanit në Elbasan, gazetari bën deklaratën e fortë: Policia po kërkon dhe një të plagosur tjetër, po merr mjekim fshehtas

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Spartak Koka ka thënë mbrëmjen e djeshme se nga ngjarja e rëndë që trondit dje Elbasanin dhe gjithë Shqipërinë, ku mbeti i vrarë mjeku dhe mbështetësi i PS Pjerin Xhuvani, ka mbetur dhe një tjetër preson i plagosur, i cili po merr mjekim fshehtas.

Sipas Kokës, ky person është shpallur në kërkim pasi dyshohet se ka qenë në vendngjarje dhe nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur, por për t’i shpëtuar arrestimit po mjekohet fshehtas.

“Dyshohet që të jenë qëlluar nga 3 apo 4 armë të ndryshme. Thuhet që janë sekuestruar deri në 20 gëzhoja, por sipas raportimeve thueht se ka pasur tentativa për të pastruar vendin e ngjarjes nga gëzhojat e ndryshme, nga qytetarët që kanë qenë në vendin e ngjarjes.

Deri tani konfirmohet që janë dy lloje gëzhojash në vendngjarje. Njëra është e Paplekajt, tjetra nuk dihet se e kujt është. Janë 5 persona të shpallur në kërkim. Njëri prej tyre dyshohet të jetë plagosur në vendgjarje dhe po merr mjekim sipas informacionit operativ, po merr mjekim fshehtas”, ka thënë Koka në Opinion.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img