Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
69 %
1.5kmh
0 %
Pre
38 °
Sht
31 °
Die
31 °
Hën
30 °
Mar
31 °
E premte, 19 Gusht, 2022
spot_img

Vrasja e Pjerin Xhuvanit mund të parandalohej, dosja e Elbasanit: Dy zv.drejtorët nuk ndërhynë, “Shqiponjat” u fshehën, reagoi vetëm policja Xhensila Sota

spot_img

Lajme të ngjashëm

6 efektivë të “Shqiponjave” në Elbasan janë pezulluar nga detyra dhe dy zv.drejtorët e Policisë, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, janë dërguar në masë sigurie “arrest në shtëpi”. Sipas Prokurorisë së qytetit, nëse do të kishin vepruar në kohë, ata do mund të kishin parandaluar vrasjen e mjekut Pjerin Xhuvani.

Ngjarja e rëndë ndodhi katër ditë para zgjedhjeve të 25 prillit në qytetin e Elbasanit, ku militantë të Partisë Socialiste u përplasën me të anëtarët e të ashtuquajturës Struktura e Mbrojtjes së Votës, e Partisë Demokratike. Konflikti fizik degjeneroi në përdorimin e armëve të zjarrit dhe për pasojë ndërroi jetë mjeku Pjerin Xhuvani, eksponent i PS.

albsig

Të parët në vendngjarje kanë mbërritur dy nëndrejtorët e atëhershëm të Policisë së Elbasanit, Nikollaq Palla dhe Albert Nushi, shkruan newsbomb.al. Ata kanë thënë se sapo kanë arritur në lagjen “5 Maji” kanë parë një numër të madh personash që po konfliktoheshin dhe nuk kanë ndërhyrë.

Mirëpo, Prokuroria nga ana e saj ka analizuar pamjet filmike të një kamere sigurie në zonë dhe ka konstatuar se dy zyrtarët e lartë të Policisë nuk ka përmbushur detyrën. Referuar dosjes zyrtare, thuhet se nëse Palla e Nushi do të kishin shoqëruar shtetasin Mehmet Greca, i bllokuar nga personat që mbronin shtabin e PD, përplasja mes dy grupeve nuk do të kishte ndodhur.

“Nga ana e dy zv.drejtorëve, Albert Nushi, drejtor i Hetimit për Krimet, dhe Nikollaq Palla, drejtor i Hetimit për Rendin, dhe nga ana e trupës policore të Forcave të Posaçme Shqiponja nuk është vepruar fillimisht për të shoqëruar Mehmet Grecën dhe mjetin e tij. Moskryerja e këtij veprimi ka lejuar miqtë e Mehmet Grecës që të marrin territor dhe të dominonin në prani të Forcave të Policisë të shtetit.”


Duke qenë se dy zv.drejtorët e Policisë nuk kanë reaguar dhe nuk kanë larguar nga lagja “5 maji” shtetasin Mehmet Greca dhe makinën e tij, në të cilën anëtarët e mbrojtjes së votës të PD thonin se kishte para për të blerë vota, aty kanë mbërritur miqtë e Grecës dhe ka ndodhur përplasja me armë. Fatkeqësisht, Pjerin Xhuvani ndërroi jetë.

Po ashtu, edhe efektivët e “Shqiponjave” rezulton se janë fshehur sapo kanë nisur të shtënat me armë, shkruan newsbomb.al. Prokurorët që kanë drejtuar hetimet, kanë arritur në përfundimin se gjashtë efektivët e pezulluar nga detyra nuk kanë marrë asnjë masë për të shuar sherrin fizik, ku më pas pati dhe të shtëna armësh.

Ata kanë qenë në numër më të vogël se personat që po konfliktoheshin dhe në asnjë moment nuk kanë ndërhyrë për neutralizim. Policët kanë bërë të kundërtën duke vrapuar për t’u fshehur pas furgonit të Policisë.

E vetmja që është futur mes plumbave ka qenë efektivja Xhensila Sota. Kjo e fundit është parë dhe pak ditë më parë në rrugën e lagjes “5 Maji” ku ndodhi përplasja me armë, pasi i ka treguar hetuesve pozicionimin dhe lëvizjet që ka kryer në përpjekje për neutralizimin e sherrit.


Nga pamjet që kanë parë hetuesit, kanë arritur të provojnë atë që ka deklaruar policja. Ajo shfaqet në rrugë duke u larguar çalë-çalë pasi kishte marrë një plumb në këmbë. Të shtënat e lëshuara nga arma e ish-efektivit të Forcave Speciale Arbër Papleka lanë të vdekur Xhuvanin dhe plagosën Xhensila Sotën.

Të plagosur mbetën dy anëtarë të skuadrës së mbrojtjes së votës, Emiljano Prenga dhe ish-polici Pavlo Vuksana, por arma që qëlloi kundër tyre nuk është gjetur në vendngjarje.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img