Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata lë në burg Arbër Paplekajn

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Gjykata lë në burg Arbër Paplekajn

Gjykata e Elbasanit ka vendosur të kalojë për gjykim penal  çështjen ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit.

Gjatë seancës Paplekaj ka kundërshtuar masën me “burg” dhe ka kërkuar rihetim të dosjes.  Ish-specialisti i Reneas do të qëndrojë në qeli derisa të mbarojnë hetimet dhe të jepet masa përfundimtare.

Akuza ndaj ish-specialit të RENEAS

Ngjarja e rëndë në Elbasan ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku siç u tha pati shkëmbim zjarri kur u kap makina e shtabit të PS-së nga Struktura e Mbrojtjes së votës, e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës.

I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani, u plagos një efektive policie Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani dhe Eltjon Bodinaku.

Arbër Paplekaj akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.