Gjykata e Elbasanit ka vendosur të kalojë për gjykim penal çështjen ndaj Arbër Paplekajt, i akuzuar për vrasjen e Pjerin Xhuvanit pak ditë para zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare të 25 prillit.
Gjatë seancës Paplekaj ka kundërshtuar masën me “burg” dhe ka kërkuar rihetim të dosjes. Ish-specialisti i Reneas do të qëndrojë në qeli derisa të mbarojnë hetimet dhe të jepet masa përfundimtare.
Akuza ndaj ish-specialit të RENEAS
Ngjarja e rëndë në Elbasan ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit, ku siç u tha pati shkëmbim zjarri kur u kap makina e shtabit të PS-së nga Struktura e Mbrojtjes së votës, e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës.
I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani, u plagos një efektive policie Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë, Emiljan Prenga, Pavlo Vuksani dhe Eltjon Bodinaku.
Arbër Paplekaj akuzohet për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.