Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj me urgjencë në Elbasan, do merret në pyetje Arbër Paplekaj

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Ardi Veliu dhe Tonin Vocaj me urgjencë në

Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu dhe Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj kanë udhëtuar drejt Elbasanit.

Ata kanë mbërritur në këtë qytet për rastin e rëndë të vrasjes së Pjerin Xhuvanit dhe plagosjes së 4 të tjerëve, mes tyre edhe një efektive policie.

Ditën e sotme pritet që të merret në pyetje autori i ngjarjes Arbër Paplekaj.

Çfarë ndodhi sot?

Arbër Paplekaj sot në mëngjes ka shkuar sërish në Elbasan. Do të thotë versionin e tij për ngjarjen që është parë nga disa oficerë policie që ishin aty. Ajo që dihet me siguri, është se Arber Paplekaj e kishte armën me leje, por Leje për përdorim në banesë.

Tre furgonat me 12 persona të punësuar të Strukturës për Mbrojtjen e Votës (SMV) të krijuar nga PD, ndaluan makinën me të cilën dyshonin që shpërndaheshin para. Kanë njoftuar policinë që ka mbërritur në vendngjarje. E ndërkohë që policia ishte aty, kanë zbritur edhe mbështetës e miq të palës tjetër. E pikërisht kur policia po bëhej gati të shoqëronte makinën për në komisariat, Arbër Paplekaj ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar të paktën 10 plumba.

Një skenë krimi si nëpër filma. Arbër Paplekaj iku me vrap, por 11 të tjerët që mbetën në vendngjarje u shoqëruan menjëherë për në komisariat. Janë brenda në qeli për të treguar versionin e tyre të ngjarjes përpara prokurorëve.

Dy armë janë shkrehur në atë shkëmbim zjarri. Një është e Arbër Paplekajt, dhe tjetra i përket grupit tjetër.

Paplekaj, që përballet tashmë me akuzën për vrasje me dashje dhe plagosje me dashje ka versionin e vet të ngjarjes. Por krimi i rëndë që tronditi Elbasanin mesditën e djeshme në orën 14.00 në lagjen “5 Maji” ka shkaktuar panik te qytetarët.

1- Lexo edhe: Të shtënat me armë zjarri në Elbasan, i vdekur është Pjerin Xhuvani, u përfshi në sherrin me militantët e PD në 14 mars

2- Lexo edhe: ARRESTOHET autori i dyshuar i MASAKRËS në Elbasan, është shoqërues i Gazment Bardhit, ish-efektiv i RENEA

3- Lexo edhe: Kjo është efektivja e “Shqiponjave” që mbeti e plagosur nga të shtënat në Elbasan

4- Lexo edhe: Pa targa dhe me xhama të zinj, kjo është makina që dyshohet se ishte mbushur me para dhe karta identiteti

5- Lexo edhe: “Na qëlluan të parët”, ZBARDHET dëshmia e ish-efektivit të RENEA-s

6- Lexo edhe: Zbulohen emrat e të plagosurve në Elbasan

7- Lexo edhe: Trondit Artan Hoxha: Policinë s’e njoftoi PD, TRE FURGONA me njerëz të armatosur lëviznin para vrasjes në qytet

8- Lexo edhe: Kush është Arbër Paplekaj?

9- Lexo edhe: Zbardhet dinamika e masakrës në Elbasan, ish-polici i RENEA-s e qëlloi Pjerinin me plumb në kokë

10- Lexo edhe: Gazetarja nxjerr një tjetër emër të përfshirë në ngjarjen e Elbasanit

11- Lexo edhe: Gazment Bardhi: Arbër Paplekaj është pjesë e strukturës që mbrojnë votën

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.