Hapësire reklamuese


Aktualitet

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 3 ekspertët rindërtojnë skemën e krimit në Elbasan

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Pjerin Xhuvanit, 3 ekspertët rindërtojnë skemën e

Ekspertët janë duke rindërtuar skemën e krimit për vrasjen e Pjerin Xhuvanit në Elbasan. Ngjarje e ndodhur në Elbasan në 2021 pak ditë para zgjedhjeve.

Ekspertët e vendosur nga trupa gjykuese do rindërtojnë skenën e krimit. Ata do duhet të përcaktojnë drejtimin e qitjes dhe distancën nga është qëlluar. Arjan Hako, ekspert i Institutit të Policisë Shkencore dhe 2 ekspertë të pavarur, Artan Rexhepi dhe Shpëtim Buda janë personat që po rindërtojnë skemën e krimit.

Lexo edhe: Shtyhet gjyqi për Paplekajn, do rindërtohet skena e krimit ku u vra Pjerin Xhuvani

Gjykata e Apelit vendosi që të rindërtohet skema e krimit, pasi më 4 mars, Apeli i Juridiksionit të Përgjithshëm pranoi kërkesën e ish-efektivit të Gardës, Arbër Paplekaj për kryerjen e një ekspertimi kriminalistik nga ekspertë të fushës në lidhje me vrasjen e ish-zyrtarit në Elbasan, Pjerin Xhuvani.

Lexo edhe: Vrasja e Pjerin Xhuvanit, Apeli rihap pjesërisht procesin gjyqësor ndaj Paplekajt

Arbër Paplekaj akuzohet për vrasjen e Pjerin Xhuvanit dhe mbi të rëndojnë veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose më shumë personave dhe në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave”, “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit, e mbetur në tentativë”, “Heqja e paligjshme e lirisë e kryer me dhunë” në bashkëpunim.

Ngjarja e rëndë në Elbasan ka ndodhur pak ditë para zgjedhjeve të 25 prillit 2021, ku siç u tha pati shkëmbim zjarri kur u kap makina e shtabit të PS-së nga Struktura e Mbrojtjes së votës, e ngritur nga PD, duke shpërndarë para në këmbim të votës.

I vrarë mbeti Pjerin Xhuvani, u plagos efektivja Xhensila Sota dhe tre persona të tjerë. Paplekaj pranoi krimin dhe u vetëdorëzua në Repartin e Forcave RENEA në Tiranë duke thënë se qëlloi për vetëmbrojtje pasi u qëllua më parë nga persona që sipas tij po blinin vota.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese