Hapësire reklamuese

Aktualitet

VRASJA E PENGUT/ Zbardhet biseda mes Rexhepit dhe Prengës nga Ekuadori në Britani: Ata më prenë në besë! Po të jap emrat, ja kush e ka vëllain tënd

Shkruar nga Newsbomb

Zbardhen detaje të reja nga vrasja e pengut Jan Prenga, 49 vjeç.

Mësohet se Dritan Rexhepi i cili është arrestuar dhe mbahet në burg në Ekuador, ka folur me vëllain e Jan Prengës, Ndrek Prengën i cili ndodhet në një burg në Britani.

Rexhepi i ka premtuar familjese se Prengës se do ia lironte djalin, nëse i kthenin drogën. Ata i kthyen 106 kg drogë (nga sasia totale prej 283 kilogramës), dhe 700 mijë euro njerëzve të Rexhepit por e gjitha rezultoi e kotë.

“E di si janë gjërat por unë ju jap besën. Astriti dhe shoku i tij Shullani, të kthejnë drogën, dhe pengu do të lirohet”, i ka thënë Rexhepi në telefon Ndrek Prengës, vëllait të Janit.

Pasi mori vesh se pengu Jan Prenga kishte vdekur si pasojë e dhunës barbare të pengmarrësve Hajri, Rexhepi foli sërish me Ndrek Prengën dhe i tha se i kishin prerë në besë.

“Ata më kanë lëvizur nga fjala. Por unë të dhashë besën dhe tani do të jap emrat e atyre që e kanë marrë peng vëllain tënd”, ka vijuar më tej ai në telefon duke nxjerrë zbuluar vëllezërit Hajri.

Gjykata dy ditë më parë dha masën arrest me burg për 5 autorët e vrasjes makabre të Jan Prengës në garazhin e resortit luksoz 'Golden' në Durrës.

Masa 'arrest me burg' është dhënë për 5 të arrestuarit të cilët janë Bajram Hajri, Elton Hajri, Leonard Hajri (të tre vëllezër), Olsi Turja dhe Festim Bezhdili, të cilët janë pjesë e bandës që ka kryer ekzekutimin e 49 vjeçarit Prenga.

Këta persona akuzohen për “Rrëmbim ose mbajtje peng e personit”, “Fshehje ose asgjësim i kufomës”, “Veprime që pengojnë zbardhjen e të vërtetës”, “Përkrahje e autorit të krimit”, të kryera në bashkëpunim dhe “ “Armëmbajtje pa leje”.

LEXO EDHEBoss droge nga BE në Ekuador/ Kush është vlonjati që porositi vrasjen e JAK PRENGËS në qeli; ekzekutimi i policëve, arratisjet alla ‘El Chapo’ nga burgu e grabitja spektakolare në Barcelonë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu