Hapësire reklamuese


Aktualitet

Vrasja e "padrinos" së drogës te Piramida, SPAK kërkon 127 vite burg për 5 autorët

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dhënë pretencën për 5 të pandehurit qe akuzohen për vrasjen e biznesmenit Behar Sofia, në 25 shkurt në vitin 2021. Në pretencën e SPAK është kërkuar nga 30 vite burg për 4 të pëndahurit: Leonard Xhixhja, Skënder Vathi, Xhuljo Visha dhe Bujar Leza. Ndërsa, për Ernejt Shytin i cili është dhe bashkëpuntori i drejtësisë është dërguar dënimi me 7 vite burg.

Kujtojmë që Behar Sofia u ekzeutua në mes të Tiranës, te Piramida, pak momente pasi kishte dalë nga kafja. Në lidhje me ngjarjen u arrestua Ernejt Shyti, autori i ngjarjes dhe bashkëpuntorët e tij Xhuljo Visha, Skënder Vathi, Leonard Xhixha e Bujar Leza.

Ernejt Shyti, vrasësi i “padrinos” së drogës Behar Sofia, tha se për vrasjen e tij i kishin premtuar 50 milionë lekë. Ai tregoi dhe dy nofkat që përdornin dy të akuzuarit e tjerë, “Dajo” dhe “djali i ri”, që i përkisnin respektivisht Skënder Vathit dhe Leonard Xhixhës.

Ernejt Shyti tregoi se para vrasjes së Behar Sofisë te Piramida e Tiranës, është takuar me “Dajon” te terminali i autobusëve në Qytetin Studenti. Po ashtu, ai ka rrëfyer se pasi qëlloi për vdekje “padrinon”, Skënder Vathi do të shkonte te Liqeni i Tiranës dhe ta merrte, por nuk kishte shkuar.

Behar Sofia – Pamje nga vendngjarja Behar Sofia – Pamje nga vendngjarja

“Disa ditë para ngjarjes, e kam ndjekur Behar Sofinë nga Piramida deri tek ish-ekspozita. E identifikova por nuk e kreva dot vrasjen. Atentatin ndaj Behar Sofisë e bëra për 50 milion lekë, paratë nuk i mora asnjëherë, pavarësisht se Xhuljano Visha më kishte thënë se do ti merrja 3 ditë pas ngjarjes.

Bujar Lezën e kam takuar për biçikletën, me Xhuljano Vishën, më pas më ka pyetur edhe nëse do i ndërroja rrobat kur të kryeja ekzekutimin. Mësova se Bujari i kishte thënë Xhulios se edhe armën e kishte gjetur. Vrasjen më tha Visha do e bënte për hasmëri, por se për çfarë dhe nga kush ishte porositur nuk e di.

Ditën e krimit, nuk m’u shkrep arma, e mbusha dhe pastaj qëllova dy herë. Skënder Vathi do më merrte te Liqeni Artificial, por nuk erdhi. Kam ikur drejt Malit të Zi me vëllain dhe Xhuljano Vishën, nuk kemi ndaluar askund as për të ngrënë. Për komunikim me anëtarët e grupit, kisha një telefon të markës “Iphone” që ma dha Xhuljano Visha të cilit ia ktheva dhe një “Nokia” që ma dha Leonard Xhixha.

Ky i fundit, kur kam kryer vrasjen, ka qenë duke vëzhguar shenjestrën, kur kaloi te trotuari, më ka thënë se jam këtu afër dhe se po shkonte te lokali”, tregoi më herët Shyti në gjyq.

 

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese