Hapësire reklamuese

Aktualitet

'Vrasja e një polici dënohet me karrige elektrike' Berisha për Dritan Dajtin: Kur je mik i Edi Ramës...

Shkruar nga Newsbomb

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pasi Gjykata e Apelit te Krimet e Rënda rrëzuar dënimin me burgim të përjetshëm për Dritan Dajtin, i dënuar për vrasjen e katër efektivëve të policisë në Durrës.

Sipas Berishës në SHBA vrasja e një polici dënohet me karrige elektrike ndërsa në Shqipëri kur je mik i Edi Ramës dënohesh vetëm 6 vjet.

'Në SHBA vrasja e një polici dënohet me karrige elektrike.

Në Shqipëri kur je mik i Edi Ramës për vrasjen e një polici dënohesh vetëm 6 vjet.

Dje Dritan Dajti, miku i Edvinit, vrasësi serial që ekzekutoi katër oficerë policie u dënua vetëm 25 vite apo 6 vite burg për një oficer. Kjo është drejtësia e Edvin Kristaq Krimit', shkruan Berisha.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu