Tirana
overcast clouds
3.5 ° C
3.5 °
3.5 °
70 %
2.6kmh
90 %
Mër
10 °
Enj
13 °
Pre
15 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 1 Dhjetor, 2021
spot_img

Vrasja e nënkomisarit Saimir Hoxha, Apeli lë në burg pa afat shokët e Aldi Ramës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Apelit të Shkodrës ka vendosur të lejë në burg pa afat dy të rinjtë që shoqëronin Aldi Ramën, ditën ku ndodhi ngjarja, që mbeti i vrarë nënkoloneli Saimir Hoxha.

Bëhet me dije se Gjykata e Apelit  të Shkodrës la në fuqi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë për Armando Markun e Kristjan Sherrin.

Marku dhe Sheri kanë qenë shoqërues e Aldi Ramës të martën e 28 shtatorit, ku u vra në krye të detyrës Saimir Hoxha. Të rinjtë kanë kërkuar një masë më të butë, kërkesë e cila është refuzuar duke i lënë kështu në qeli.

Kujtojmë që më 28 shtator Aldi Rama vrau efektivin Saimir Hoxha, pasi ky i fundit së bashku me disa kolegë ndaluan për kontroll makinën e të riut, ky i fundit u kundërpërgjigj me plumba, që i morën jetën Hoxhës, ndërsa në makinë ishin dhe dy të rinjtë që sot u lanë në burg.

Pas disa orësh kërkime 21-vjeçari Aldi Rama i dha fund jetës duke u vetëqëlluar me plumb në kokë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img