Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e nacionalistit grek, Artan Hoxha jep detaje: Kacifas u tentua të ndihmohej, por u trembën nga...

Shkruar nga Newsbomb

Gazetari investigativ Artan Hoxha ka dhënë detaje rreth asaj që ndodhi ditën e djeshme në Bularat, ku forcat RENEA qëlluan për vdekje nacionalistin grek Kostandionos Kacifas.

Në studion e Report Tv, Hoxha është shprehur se 35 vjeçari teksa ndodhej në arrati maleve të Bularatit persona të tjerë tentuan ta ndihmojnë por u trembën nga forcat speciale shqiptare.

“Në Greqi ka ndodhur që të qëllohet me armë një patrullë e policisë, por nuk ka ndodhur që policia të struket. RENEA nuk e vrau monstrën e Selenicës dhe pse të gjithë kërkuan ta vrisinin. RENEA nuk është ekzekutuese. Në rastin konkret sulmi ndaj policisë sonë dhe fati ka bërë që ata tre policë të  mos ishin sot dëshmorë të atdheut. Hetimet po kryhen nga prokuroria. Autori ishte profesionist në gjuajtje. Është munduar të arratiset. Ka pasur persona të tjerë që janë përpjekur t'i shkojnë në ndihmë. Ai nuk ka vepruar i vetëm por u tërhoqën kur panë RENEA. Ai nuk qëllonte me breshëri, qëllonte tek e tek. Thashë edhe njëherë që nuk ishte amator”, shprehet gazetari.

Më tej gazetari u shpreh se forcat speciale janë vënë nën hetim lidhur me ngjarjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu