Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

Vrasja e Mond Çekiçit në Durrës, gazetari bën deklaratën e fortë: Po vriten për Portin e Durrësit dhe Gjirin e Lalzit. Kasapi: Është pikasur një Benz me xhama të zinj. Nuk po gjendet arma e dytë…

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një vrasje shumë e bujshme ndodhi të shtunën në mëngjes në Durrës, ku mbeti i vrarë një eksponent i botës së krimit i njohur nga policia, Edmond Koçi ose siç njihej ndryshe Mond Çekiçi.

Gazetari Elton Qyno ka thënë sot në “Open” se e gjitha është një luftë mes bandash të cilët luftojnë për të kapur Portin e Durrësit apo prona dhe toka në Gjirin e Lalzit.

Qyno: Kjo ngjarje është e vështirë të zbardhet apo të thuhet se cilët janë qitësit, është ngjarje e përsëritur si e qershorit të 2019 në Durrës. Ka mundësi të jetë konflikt bandash për rponat në Gjirin e Lalzit, por nuk përjashtohet as përplasja për kompanitë në Portin e Durrësit, apo bizneset në tranzitin e portit. Pasi këto grupe kanë influencë, është luftë për kapjen e portit të Durrësit, por dhe Gjirin e Lalzit. Grupet që po përplasen janë ata të Durrësit dhe të Shijakut.

Nga ana tjetër gazetari Jul Kasapi dha detaje lidhur me çfarë ka pikasur policia nga këqyrja e kamerave të sigurisë.

Kasapi: Policia ka arritur të sekuestrojë dhe të ndjekë kamerat e sigurisë, ka pikasur një Benz Mercedez me xhama të zinj, i ka ndjekur kamerat deri në Sukth ku u dogj mjeti aty sërish nga kamerat e sigurisë është vërrejtur një tjetër mjet luksoz tipi i së cilës nuk dihet. Kemi të bëjmë me dy qitës, 42 plumba. Është gjetur vetëm një armë dhe nuk e di pse s’është gjetur arma tjetër pasi kallashi ka 32 plumba. Autoritetet kanë parë dhe kamerat që të çojnë deri në Rinas, nuk përjashtohet dhe Shijaku. Në emrin e Mond Çekiçit ishin 3 jahte, kishte blerë së fundmi një makinë luksoze të shtrenjtë dhe të blinduar sepse kishte nuhatur diçka.

Më shumë

spot_img
spot_img