Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Mehmet Qemës nga shoku i tij, policia kthehet në vendin e krimit dhe shpërthen derën e magazinës, ja çfarë dyshohet

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Mehmet Qemës nga shoku i tij, policia kthehet në vendin e

Pasi kanë kaluar disa ditë nga vrasja e 27-vjeçarit Mehmet Qema, policia është rikthyer sërish në zonën e 5 Majit në Tiranë për kontrolle të imtësishme.

Efektivët kanë bërë disa kontrolle në ambientet në pronësi nga shtetasi me inicialet K.GJ, shok me viktimën dhe autorin e vrasjes Marjus Dema.

Kontrollet po bëhen në afërsi të lokalit ku ndodhi vrasja për të parë nëse ka prova për veprimtari të paligjshme me të cilat mund të jenë marrë të rinjtë.

Mësohet se policia ka shpërthyer me forcë një derë të një prej magazinave. Akoma nuk dihet se çfarë është gjetur brenda.

Deri më tani dihet vetëm se në katin e dytë të lokalit tek "5 Maji", ku u vra i riu janë gjetur disa pajisje për prodhimin e monedhave digjitale (Bitcoin).

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll