Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e Mehmet Qemës në Tiranë, vetëdorëzohen në polici edhe 4 personat e tjerë të shpallur në kërkim; AUTORI tentoi të vrasë VETEN pas ngjarjes

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Mehmet Qemës në Tiranë, vetëdorëzohen në

Janë vetëdorëzuar në polici edhe katër persona e tjerë të cilët ishin prezentë në ngjarjen e rëndë, ku mbeti i vrarë Mehmet Qema në lagjen “5 Maji”, pasi u qëllua me armë për vdekje nga shoku i tij.

Pas autorit Marjus Dema, janë vetëdorëzuar në polici Erlind Peka, Bralid Aga, Blerim Hoti dhe Xhuljano Koçi, të cilët përballen me akuzat "pengim i zbardhjes së të vërtetës" dhe "moskallëzim krimi".

Bëhet me dije se policia ka gjetur pranë vendit të ngjarjes edhe armën e krimit. Ndërkohë mësohet se autori Marjus Dema ka tentuar te kryeje vetëvrasje pasi ka qëlluar shokun, por ia kanë marrë armën nga dora shokët e tjerë.

Kujtojmë që Mehmet Qema u qëllua me armë zjarri nga shoku i tij, Marjus Dema, i cili u vetëdorëzua ditën e sotme në Polici.

Nga dëshmia e dhënë para uniformave blu, Dema ka treguar se armën e kishte gjetur vetë viktima dhe se e kishte çuar në tavolinën ku ishin të gjithë bashkë.

Dema është shprehur se gjithçka ka ndodhur nga pakujdesia dhe se armën e kishte marrë për të luajtur dhe se po ua drejtonte shokëve me shaka, teksa shtoi se nuk e dinte që kishte plumba brenda.

Viktima ishte ulur mbrëmë në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë, ku kanë qëndruar në shoqërinë e njëri-tjetrit për disa orë, aty ku dhe u shënua tragjedia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll