Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
80 %
1kmh
1 %
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
9 °
Die
10 °
Hën
4 °
E enjte, 27 Janar, 2022

Vrasja e maturantes në Deçan, mësuesja kujdestare: I mallkuar qofsh o kriminel që e ndave nga klasa

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Dy nxënës dhe shoferi i autobusit që i transportonte ata mbetën të vdekur mbrëmjen e djeshme në Deçan. Një person i maskuar dhe me kallashnikov doli para autobusit të nxënësve dhe qëlloi me breshëri, duke lënë tre të vdekur dhe një të plagosur.

Maturantja 17 vjeçare Gentiana Mustafaj ishte mes viktimave.

Mësuesja e saj kujdestare ka reaguar e tronditur pas lajmit. “I mallkuar qofsh o kriminel qe ma ndave nga klasa. Pushofsh ne Paqe maturantja ime e bukur. Ngushëllime familjes Mustafa dhe të gjithë atyre qe sonte humben femijet e tyre”, shkruan ajo.

Policia e Kosovës ka dal me raport për sulmin makabër që u krye mbrëmë në Gllogjan, ku u vranë tre persona dhe u plagos një tjetër. Referuar njoftimit zyrtar, bëhet me dije shoferi ka vdekur në vendin e ngjarjes, kurse dy nxënësit në spital.

Autori i dyshuar gjendet në arrati.

“Fsh. Gllogjan, Deçan 26.11.2021-18:58. Është raportuar se një autobus derisa ishte duke bartur udhëtarë (nxënës) është sulmuar me armë zjarri (dyshohet të jetë AK-47) nga një i dyshuar i panjohur. Në këtë rast lëndime vdekje-prurës ka pësuar drejtuesi i autobusit, viktima mashkull  kosovar, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Ndërsa tri viktima, dy meshkuj  dhe një femër (nxënës) janë dërguar në  Spitalin Rajonal Pejë, dy prej tyre kanë ndërruar jetë (një mashkull dhe një femër ) ndërsa viktima tjetër është duke u trajtuar në spital. Njësitet relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes. I dyshuari gjendet në arrati, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img