Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e Marvi Mihalit, gjykata e Tiranës bën lëvizjen e papritur

Shkruar nga Newsbomb

Gjykata e Tiranës ka vendosur të administrojë pamjet filmike të vrasjes së të riut Marvi Mihali në vitin 2017.

Kërkesa për marrjen e kësaj prove ishte paraqitur nga prokuroria, por avokatët e kishin kundërshtuar me argumentin se nuk ndryshon asgjë. Ndërkaq, kjo solli reagimin e ashpër të prindërve të viktimës, në sallën e gjyqit ditën e djeshme.

Gjatë seancës, avokati Agron Gurabardhi tha se do të dorëzojë dy vëllezërit Marsel dhe Kridens Alla, të cilët janë në arrati me qëllim që të japin versionin e tyre për ngjarjen.

Në seancën e radhës pritet që të japin dëshmitë e tyre edhe dëshmitarët e thirrur nga gjykata. Marvi Mihali u godit me thikë korrikun e vitit 2017 dhe ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra pas një konflikti për një karikues telefoni mes një mikut të tij dhe Dejvi Bitrajt.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll