Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Vrasja e Madrit Ulqinakut në Elbasan, reagon PD: Jeta është e pavlerë këtu! Shkak është banditizmi i shtetit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Partia Demokratike përmes deputetit të Elbasanit Luçiano Boçi, reagon për vrasjen e të riut Madrit Ulqinaku mbrëmjen e djeshme në mes të qytetit. Ai thotë se në Shqipëri jeta nuk ka vlerë dhe shkak për këto vrasje është banditizmi i shtetit.

“Një i ri, familjar mes mijëra kalvaresh jete, ekzekutohet pa drojë e hezitim në mes të publikut të tmerruar. Shqipëria nuk ka qetësi! Vrasja është muzika që shoqëron jetët tona. Ajo ndodh e realizohet kudo dhe pushteti i vdekjes në vendin tonë është në çdo cep”, shkruan Boçi.

Më tej, nënkryetari i PD thotë se kjo po i shtyn njerëzit të braktisin Shqipërinë dhe të largohen për një jetë më të sigurt. “Prandaj është koha për përmbysje. Është koha për të mundur vdekjen e vrasjen. Është koha për të shembur regjimin”, vijon ai.

Shënimi i deputetit të PD Luçiano Boçi:

Elbasani nuk gjen paqe! Një i ri, familjar mes mijëra kalvaresh jete, ekzekutohet pa drojë e hezitim në mes të publikut të tmerruar. Shqipëria nuk ka qetësi! Vrasja është muzika që shoqëron jetët tona. Ajo ndodh e realizohet kudo dhe pushteti i vdekjes në vendin tonë është në çdo cep.

Jeta është gjëja më e pavlerë këtu. E njerëzit prandaj ikin, largohen në përpjekje për të gjetur vlerën e saj. Vrasje makabre në mes të autostradës, vrasje në mes të qytetit, vrasje në familje, vrasje në rrugë., vrasje në plazh. Vrasje në veri, vrasje në jug.

Vrasje…,kudo vrasje. Shoqëria jonë ka humbur ekuilibrat socialë dhe psikologjikë. E gjithçka vjen nga devijacioni i pushtetit politik, i vrasjes që i ka ndodhur në vite sigurisë, së ardhmes, edukimit, arsimimit, meritokracisë, vlerave.

E sado teori kriminalistike të ngrejmë zgjidhjet janë të thjeshta. Banditizmi i vrasjeve buron nga banditizmi i shtetit, nga mungesa e tij kur bëhet fjalë për jetët e qytetarëve dhe nga dominimi i tij,kur bëhet fjalë për pasurimin e shtetarëve e oligarkëve.

Nga banditizmi qeverisës që mbyt çdo qelizë jetëdhënëse në shoqëri, që PADREJTËSINË e ka ngritur në kult, që GRABITJEN e ka shndërruar në meritë, që pasurohet mbi vdekjen, mbi vuajtjen dhe mjerimin e njerëzve të thjeshtë. PRANDAJ është koha për përmbysje. Është koha për të mundur vdekjen e vrasjen. Është koha për të shembur regjimin.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img