Hapësire reklamuese

Rajoni

Vrasja e Liridonës, dalin sot para Gjykatës Naim Murseli dhe dy bashkëpunëtorët

Shkruar nga Newsbomb

Sot, 3 dhjetor 2023, pritet të dalin rreth orës 09:30 para Gjykatës Themelore të Prishtinës, Naim Murseli dhe dy të dyshuarit e tjerë për vrasjen e Liridona Ademajt.

Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 Nëntorit në Prishtinë.

Familjarët e 30-vjeçares të pranishëm në Gjykatë sot © credtist: Nacionale Familjarët e 30-vjeçares të pranishëm në Gjykatë sot © credtist: Nacionale

Ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.

Lexo edhe: Familja Ademaj kërkon që Liridona të rivarroset në vendlindje

Dy ditë më parë, Policia e Kosovës njoftoi zbardhjen e ngjarjes, duke arrestuar porositësin e vrasjes, vrasësin dhe një anëtar të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit.

Naim Murseli priti e percolli njerezit qe i shkuan ne ceremonine mortore te bashkeshortes, vrasjen e se ciles e porositi vete Naim Murseli priti e percolli njerezit qe i shkuan ne ceremonine mortore te bashkeshortes, vrasjen e se ciles e porositi vete

Bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutor. Madje, Granit Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.

Kushtrim Kakolla, efektivi i FSK-se i arrestuar gjithashtu per vrasjen, nip i Naim Murselit Kushtrim Kakolla, efektivi i FSK-se i arrestuar gjithashtu per vrasjen, nip i Naim Murselit

Edhe vetë bashkëshorti i viktimës, ka pranuar në Policinë e Kosovës se ka porositur vrasjen e gruas. Dyshime për rastin u ngritën menjëherë pas dëshmisë që kanë dhënë familjarët e viktimës dhe vetë Naim Murseli, në media dhe para hetuesve. Ai ndodhej në makinë bashkë me Liridonën dhe dy fëmijët, por çuditërisht grabitësit e armatosur u përleshën vetëm me gruan dhe jo me kryefamiljarin.

LEXO EDHE: “Naimi na preu në besë”, babai Liridonës: Mund ta ketë vrarë për sigurimin e jetës

Në lidhje me këtë ngjarje në Shqipëri është njoftuar një marshim. Marshimi do të mbahet të dielën në orën 11:30 nga Ministria e Brendshme drejt Ambasadës së Kosovës në Tiranë.

“Ndaj Femicidit, drejtësi për Liridonën”, është motoja e këtij marshimi.

FotoMontazh/ Vrasja Liridona Ademajt FotoMontazh/ Vrasja Liridona Ademajt FotoMontazh/ Vrasja Liridona Ademajt FotoMontazh/ Vrasja Liridona Ademajt FotoMontazh/ Vrasja Liridona Ademajt

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese