Hapësire reklamuese

Rajoni

Vrasja e Liridonës, arrestohet autori i katërt, i shiti Naim Murselit armën e krimit

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Liridonës, arrestohet autori i katërt, i shiti Naim Murselit

Zhvillime të reja dalin në lidhje me vrasjen barbare të Lirdona Ademajt, e cila u ekzekutua me urdhër të bashkëshortit të saj, Naim Murseli mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë.

Mediat në Kosovë raportojnë se policia ka arrestuar sot edhe personin e katërt të përfshirë vë vrasjen e 30-vjeçares, nënë e dy fëmijëve.

I arrestuari është Tomë Dodaj nga Gjakova. Ai dyshohet se i ka shitur armën Naim Murselit dhe ekzekutorit Granit Plava.

Lexo edhe: “I kërkoj falje familjarëve dhe kombit”, babai i Naimit: S’do e bënte kurrë për para

Tre të arrestuarit e tjerë të cilët ndodhen ne paraburgim janë bashkëshorti i Liridonës, Naim Murseli, ekzekutori Granit Plava dhe Kushtrim Kokalla.

Liridona Ademaj, nënë e dy fëmijëve, u vra barbarisht mbrëmjen e 29 nëntorit në Prishtinë. Fillimisht u tha se ajo ishte duke udhëtuar me bashkëshortin dhe dy fëmijët me makinën e tyre, kur persona të maskuar i kanë grabitur dhe gjatë këtij akti, kanë vrarë Liridonën.

Mirëpo, më pas rezultoi se ishte bashkëshorti i saj ai i cili kishte porositur vrasjen e saj. Ky i fundit së bashku me dy fëmijët e çiftit u larguan nga mjeti, duke lënë 30-vjeçaren në makinë aty ku dhe ndodhi vrasja.

Naim Murseli, bashkëshorti i viktimës, Granit Plava, personi i akuzuar për vrasjen dhe Kushtrim Kokalla, anëtar i FSK-së janë tre të arrestuarit. Bashkëshorti i Liridonës dhe bashkëfshatari i tij Granit Plava, kanë pranuar se janë ata porositësi dhe ekzekutor. Madje, Granit

Plava ka deklaruar para hetuesve se ai është paguar 30 mijë euro për të vrarë gruan e ish-këshilltarit të politikanit Behgjet Pacolli. Paratë, 15 mijë euro Naim Murseli i ka dhënë para ngjarjes dhe 15 mijë euro të tjera pas saj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese