Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vrasja e Kudret Saliajt nga vjehrri në Tiranë, Mexhit Picari dhe vajza vëzhguan lëvizjet e viktimës për 30 minuta, Prokuroria kërkon burg për të arrestuarit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Tiranë ku vjehrri, Mexhit Picari, vrau ish dhënderin Kudrejt Saliaj.

Në lidhje me ngjarjen është arrestuar Mexhit Picari, dhe Dhurata Saliaj, vajza e Mexhitit dhe ish gruaja e Saliajt.

Burimet për media bëjnë me dije se autori i ngjarjes, Mexhit Picari dhe e bija, Dhurata Saliaj, kanë vëzhguar për rreth 30 minuta para vrasjes të gjitha lëvizjet e Saliajt, dhe kanë bashkëpunuar së bashku, për të kryer krimin e rëndë.

Picari para policisë është shprehur se ishte i ulur në kafe dhe se Saliaj e ka sharë dhe ai më pas ka nxjerrë armën e ka mbushur dhe e ka qëlluar për vdekje.

“E kam mbushur, kam vendosur karikatorin dhe më pas kam qëlluar në drejtim të dhëndrit”, ka thënë ai.

Në ngjarjen e rëndë mbeti i vrarë Kudrejt Saliaj dhe u plagos avokati i tij, Adriatik Cama, i cili ka marrë një plumb në gjoks dhe ndodhet në spital.

Ndër të tjera mësohet se Prokuroria e Tiranës ka karkuar “arrest me burg” për Mexhit Picarin dhe Dhurata Saliajn.

Si ndodhi ngjarja – zanafilla e konfliktit

Vajza e Picarit, Dhurata Saliaj ka qenë në proces gjyqësor me bashkëshortin e saj Kudret Saliaj. Sot ata kishin seancën e radhës në Gjykatën e Tiranës. Avokat i Kudret Saliajt ka qenë ish-prokurori Adriatik Cama.

Të gjitha palët ndodheshin në një lokal pranë Gjykatës, duke pirë kafe pak para se të niste gjyqi.

Autori Mexhit Picari ka qenë i ulur në tavolinë me vajzën e tij, ndërsa disa tavolina më tej në të njëjtin lokal, kanë qenë të ulur ish-prokurori Adriatik Cama, bashkë me klientin e tij Kudret Saliaj, shkruan neësbomb.al.

Nuk dihet nëse mes palëve ka pasur ndonjë konflikt para ngjarjes. Këtë do ta zbardhin dëshmitarët në vendngjarje, bashkë me ish-prokurorin tashmë avokat Adriatik Cama. Autori është ngritur nga tavolina e tij dhe ka shkuar në vendin ku ndodhej Kudret Saliaj, duke qëlluar disa herë me pistoletë.

Për pasojë, dhëndri i Mexhit Picarit mbeti i vdekur në vend, ndërsa një plumb në gjoks kapi Adriatik Camën, shkruan neësbomb.al. Ky i fundit ndodhet në Spitalin e Traumës dhe i është nënshtruar një operacioni për shkak se predha e plumbit ndodhet ende në trupin e tij.

Pas të shtënave me armë, Mexhit Picari është larguar nga vendngjarja me një mjet tip Hyundai, por është arrestuar nga Policia e Tiranës afro 50 minuta më vonë.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img