Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e Kryepolicit të Shkodrës në krye të detyrë, SPAK nis hetimet për Arben Zylyftarin

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e Kryepolicit të Shkodrës në krye të detyrë,

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka nisur hetimet për vrasjen e Kryepolicit të Shkodrës, Arben Zylyftari në vitin 2000 në krye të detyrës.
Bëhet me dije se SPAK ka marrë në pyetje personat që dyshohen se kanë dijeni për ngjarjen dhe avokati i njërit nga autorët.

I pari që është marrë në pyetje është avokati i Admir Tafilit, i dënuar përjetë për vrasjen e ish-kryepolicit të Shkodrës.

Palët pretendojnë se ngjarja e ndodhur në 2000 është manipuluar. Burime për media bëjnë me dije se për këtë çështje prokurorët e SPAK kanë marrë nëpyetje edhe Genc Tafilin, i dënuar dhe i liruar më pas për këtë vrasje.

Kujtojmë që Arben Zylyftari, kolonel i policisë shqiptare, u vra në krye të detyrës më 2 gusht të vitit 2000. Ish kreu i Drejtorisë së Policisë së qarkut Shkodër kolonel Arben Zylyftari, është shpallur “dëshmor i atdheut” dhe është vlerësuar me titullin më të lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, pas vdekjes, nga ish presidenti Rexhep Mejdani. Më 13 Dhjetor 2000, Akademisë së Policisë së Shtetit, iu dha emri, “Akademia e Policisë Arben Zylyftari”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll