Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e kryekamerierit, Prokuroria e Elbasanit përfundon hetimet, çon për gjykim dosjen për 2 të pandehurit

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e kryekamerierit, Prokuroria e Elbasanit përfundon hetimet,

Prokuroria e Elbasanit ka përfunduar hetimet ndaj dy të pandehurve, të cilët akuzohen për vrasjen e kamerierit në një restorant në Labinot.

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan ka përfunduar hetimi dhe ka dërguar për gjykim dosjen për Erjon Llapushin dhe Luan Dulellarin.

Kujtojmë që ngjarja ka ndodhur më 02.10.2021, ku ka ndodhur një konflikt në ambientet e e një lokali në Labinot të Elbasanit, midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku, i cili pas një debati me autorin është goditur me thikë nga ky i fundit. Si pasojë viktima ka humbur jetën.

Njoftimi:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan njofton se ka përfunduar hetimi dhe është dërguar për gjykim procedimi penal nr.1469, për ngjarjen e ndodhur më datë 02/10/2021 me të pandehur shtetasit:

–    Erjon Llapushi hetuar më masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprën penale të “Vrasjes me dashje” parashikuar nga neni 76 i K.Penal

–    Luan Dulellari, hetuar me masën e sigurimit “Arrest në burg”, akuzuar për veprat penale të “Moskallëzimit të krimit” parashikuar nga neni 300/1 i K.Penal dhe “Përkrahjes së autorit të krimit” parashikuar nga neni 302/1 i K.Penal, ku ka mbetur viktimë shtetasi Gazmend Kurmaku.

Ngjarja i referohet datës 02.10.2021, ku ka ndodhur një konflikt në ambjentet e subjektit “Rozafa Fish” në Labinot të Elbasanit, midis disa klientëve dhe punonjësit të restorantit të quajtur Gazmend Kormaku, i cili pas një debati me autorin është goditur me grusht nga ky i fundit. Si pasojë viktima ka humbur jetën me datë 07/10/2021.

Hetimet u ndoqën nga Drejtuesi i Prokurorisë Z. Kreshnik AJAZI.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll