Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
0 %
Sht
33 °
Die
36 °
Hën
37 °
Mar
39 °
Mër
40 °
E shtunë, 24 Korrik, 2021

Vrasja e komisarit Dritan Lamaj, Arben Frroku kërkon përllogaritjen e ditëve të paraburgimit në Greqi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

eed45a780a9590948468d78f28376238

I akuzuari për vrasjen e komisariatit Dritan Lamaj, Arben Frroku, i ka kërkuar Gjykatës së Posaçme, ti llogaritet edhe koha e paraburgimit që ka qëndruar në Greqi.

Kjo në kohën kur u kap në vitin 2013.

Sipas informacioneve për mediat, kërkesa po shqyrtohet nga gjyqtari Klodian Kurushi.

Frroku u dënua nga ish-Apeli i Krimeve të Rënda me burgim të përjetshëm, por ky dënim u konvertua me 18 vite burg në Holandë.

Si ndodhi ngjarja?

Arben Frroku është akuzuar për vrasjen e kryekomisarit Dritan Lamaj. Drejtësia hollandeze i ka ndryshuar dënimin Frrokut duke i dhënë 18 vite burg. Fillimisht, në Shqipëri Frroku u shpall i pafajshëm por më pas Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda më 29 Qershor 2015, me vendim të prerë, i dha ‘burg përjetë’ të akuzuarit për vrasjen e kryekomisarit Lamaj. Për më tepër, pesë vjet burg u kërkuan gjithashtu për armëmbajtje pa leje.

Por para se Apeli të jepte verdiktin e tij, Frroku kishte ‘avulluar’ nga Shqipëria dhe u kap në vitin 2016 në Hollandë me dokumenta false greke, dhe identitet të ri ‘Renato Xhepa’. Për shkak të kohës së kaluar në paraburgim, Frrokut i ulet dënimi dhe drejtësia hollandeze thotë se i kanë ngelur edhe 18 vite burg.

Kjo ishte fitorja e dytë e tij pas asaj në Gjykatën e Hagës e cila vendosi refuzimin e ekstradimit nga Holanda në Shqipëri të Frrokut, me argumentin se i rrezikohet jeta pasi dënimi ishte dhënë për arsye politike. Vrasja e Komisar Dritan Lamaj më 25 shkurt 2013, është ndër vrasjet më të bujshme të ndodhura në Shqipëri. Një breshëri plumbash u derdhën mbi 41-vjeçarin, baba i një vajze të mitur, në pragun e shtëpisë, shkruan newsbomb.al.

Dritan Lamaj, ish-shef i Komisariatit Nr.6 u ekzekutua me breshëri kallashnikovi në Tiranë, brenda makinës së tij. Oficeri që mbante detyrën shef seksioni në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, u qëllua me të paktën 12 plumba, me dy breshëri automatiku kur ndodhej në makinën e tij tip “Lança Y”, me targë TR 2564 N, të cilën sapo e kishte parkuar poshtë banesës së tij.

Më shumë

spot_img
spot_img