Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
73 %
1.5kmh
0 %
Mar
35 °
Mër
35 °
Enj
33 °
Pre
35 °
Sht
37 °
E martë, 28 Qershor, 2022
spot_img

“Vrasja e kolegut, e paramenduar”, avokati jep detaje: Efektivi kishte lënë ndezur makinën, kishte planifikuar të arratisej

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Avokati Bledar Meminaj komentoi mbrëmjen e sotme ngjarjen e rëndë një natë më parë , ku një polic vrau me armë zjarri kolegun e tij në komisariatin nr.3 në Tiranë.

Ludian Zaimi qëlloi 6 herë me armë kolegun e tij, Çaush Saliasi, duke i shkaktuar këtij të fundit vdekjen e menjëhershme.

albsig

spring

Meminaj u shpreh në “Open” se sipas informacioneve që ai disponon, mendohet se krimi ka qenë i paramenduar dhe se nuk bëhet fjalë për një konflikt të çastit mes viktimës dhe autorit.

Madje sipas tij autori i krimit, e kishte lënë makinë e tij ndezur, ndërsa shtoi se mendohet se ai pas ngjarjes do arratisej.

“Kam qenë afër komisariatit, pasi kam zyrën time aty si avokat. Mesa mora informacione nga punonjës të policisë, ata se kishin vënë re një konfrontim mes tyre. Autori rrinte i veçuar, nuk e konsumonte kafen me kolegët, por vetëm. Ditën e djeshme që ka bërë edhe vrasjen, ka qenë i bindur për të bërë këtë akt kriminal, pasi sipas informacioneve autori ka shkuar për të marrë turnin dhe makinën e vetë e ka lënë të ndezur, çka priste që të largohej.

Ai pretendonte pas krimit që të largohej. Por agjentët e krimeve të komisariatit nr.3 e kanë neutralizuar. në makinë ka pasur dhe 30 fishekë të tjerë. Dhe s’ka pse t’i mbajë 30 fishekë. Është veprim i paramenduar nga autori, besoj se ai ka probleme mendore, se nuk ka shpjegim tjetër. Nuk mund të veprojë një punonjës policie ashtu si kriminel.”, tha ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img