Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e Klodian Saliut/ SPAK arrestoi 'fshesaxhiun' e Bashkisë së Durrësit, zbulohet se si i informonte vrasësit për lëvizjet e viktimës

Shkruar nga Newsbomb

Prokuroria e Posaçme SPAK ka arrestuar një person të quajtur Indrit Rusi, i cili ka qenë punonjës i Bashkisë së Durrësit.

Ai njihej në Durrës edhe me nofkën "Çeçi" dhe ka deklaruar përpara gjyqtares Daniela Shkira se përpara se kishte punuar në Bashkinë e Durrësit si fshesazhi.

Gjykatësja i dha masën e sigurisë "arrest me burg". Ai u arrestua pasi u përmedn në dëshminë e bashkëpunëtorit të drejtësisë Luftar Rreçi, duke treguar se “Çeçoja” ishte njeriu qe vëzhgonte lëvizjet Klodianit, nëse do të ikte nga Plepat apo do futej në autostradë për në Tiranë.

Ora News ka mësuar se “Çeçoja” ishte personi që informonte Reçin, Plaurent Dervishaj dhe Indrit Taullaun, të cilët duhet të qëndronin në gatishmëri në momentin kur të kalonte makina e Klodian Saliut.

 “…unë thëritem me emrin “Çeçi”, pasi jam çam, kam prejardhjen nga Çamëria dhe nuk kam asnjë rrezikshmëri dhe lidhje me ngjarjen…”,- ka deklaruar 39-vjeçari.

Përveç tij, SPAK lëshoi urdhër arresti edhe për Lulzim Berishën, Plaurent Dervishaj, Indrit Taulla, Emiljano Shullazi, Viktor Ymeri dhe Luftar Reçi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll