Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
77 %
1.5kmh
0 %
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
29 °
Sht
30 °
Die
30 °
E mërkurë, 16 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Vrasja e Klodian Rashës, zbardhet kush është DËSHMITARI dhe rrëfimi i tij: Dola nga makina, dëgjova një krismë dhe ulërima (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

1b0725aa0aaf89b891c191a06fcd2f51

Prokuroria e Tiranës “kopsiti” pak ditë më parë dosjen për vrasjen e të riut Klodian Rasha, pranë shtëpisë së tij, në orët e para të 8 dhjetorit 2020. I akuzuar është marrë efektivi i Forcave Shqiponja Nevaldo Hajdaraj.

Sipas organit të akuzës, Klodian Rasha nuk ka pasur armë me vete kur po ndiqej nga dy policët e Shqiponjave. Madje, as në momentin e vrasjes ai nuk ka pasur në dorë armë, siç pretendonte fillimisht Nevaldo Hajdaraj.

Në media sot, ka dalë dhe një pjesë nga dosja e Prokurorisë për rrëfimin e dëshmitarit që ishte natën e vrasjes te rruga “Dritan Hoxha”. Dëshmitari është shtetasi Marash Aliaj. Ai ka thënë se ishte ndaluar nga Policia për kontroll dokumentacioni, dhe aty ka parë gjithë ngjarjen.

“Sipas deklaruesit, gjate ketij momenti, punonjesi i policise, i cili i kishte kerkuar dokumentet, dhe po ndiqte me sy kolegun e tij, i ka kthyer dokumentet e mjetit dhe pasi ka mbyllur automjetin e policise, ka vrapuar duke kaluar rrugen me qellim te ndiqte drejtimin nga iku shtetasi ne fjale dhe punonjesi i policise.

Sipas deklaruesit, ne keto momente i ka kerkuar punonjesit te policise nese mund te levizte por ky i fundit nuk i ka kthyer pergjigje. Sipas deklaruesit, gjate kesaj kohe ka qendruar ne automjetin e tij pa levizuar fare, ku pas disa minutave ka degjuar nje krisem si ajo e armeve te zjarrit dhe ka degjuar nje ze personi i cili ka thene se e vrane. Sipas deklaruesit, pas ketij momenti ka dale nga automjeti, eshte afruar drejt vendit ku kishte degjuar krismen dhe ulerimen, rreth pesembedhjete metra larg, ne rrugicen qe kufizohej me nje servis automjetesh”, thuhet ndër të tjera në dosjen e Prokurorisë së Tiranës, për rrëfimin e dëshmitarit Aliaj.

Nga Dosja e Prokurorisë: Dëshmia e dëshmitarit Marash Aliaj

Nga materiali hetimor ka rezultuar se eshte pyetur ne cilesine e personit qe deklaron rrethana te dobishme per hetimin shtetasi Marash Aliaj, ku nga deklarimi ka rezultuar se ka ne perdorim nje automjet, te llojit autoveture te markes “Suzuki”, ngjyre te bardhe me targa AA 032 XD, ne pronesi te shtetasit Behar Rexha, automjet te cilin e perdor per arsye familjare.

Sipas deklaruesit, me date 08.12.2020, rreth ores 01:00 minuta, ka qene duke levizur ne rrugen: “Dritan Hoxha”, me drejtimin nga vendi i quajtur Laprake ne drejtim te vendit te quajtur “Zogu i Zi”. Sipas deklaruesit, ne momentin kur ka qene perballe me vendin e quajtur “Kupola” prane semaforit, ka pare nga larg se nje automjet policie ia ka bere me drita te gjata, me shenje per te ndaluar. Pasi ka pare nga pasqyra automjetin e policise i eshte pergjigjur shenjes se ndalimit, ka hapur krahun dhe ka ndaluar mjetin prane hotel “Dilo”, ku njekohesisht prapa mjetit te tij ka qene dhe automjeti i policise. Sipas deklaruesit, nga automjeti i policise ka zbritur nje punonjes policie, i cili eshte afruar prane automjetit duke i kerkuar dokumentet e mjetit.

Sipas deklaruesit, ai i eshte bindur urdherit te punonjesit te policise dhe ka filluar qe te jape dokumentet. Sipas deklaruesit, ne keto momente ka pare perpara automjetit te tij, ne krahun e djathte, nje punonjes policie, i cili po ndiqte nje person me vrap duke kaluar rrugen ne krahun tjeter, duke shoqeruar edhe me fjalet ndalo policia ne drejtim te ketij shtetasi qe po largohej me vrap. Sipas deklaruesit, veprimet e mesiperme i kane terhequr vemendjen dhe me ane te shikimit ka pare se shtetasi qe po vraponte dhe punonjesi i policise qe po e ndiqte kane hyre ne nje rrugice, e cila korespondon perballe me hotel “Dilo”, e cila te con prane ish-Shkolles se Partise.

Sipas deklaruesit, gjate ketij momenti, punonjesi i policise, i cili i kishte kerkuar dokumentet, dhe po ndiqte me sy kolegun e tij, i ka kthyer dokumentet e mjetit dhe pasi ka mbyllur automjetin e policise, ka vrapuar duke kaluar rrugen me qellim te ndiqte drejtimin nga iku shtetasi ne fjale dhe punonjesi i policise.

Sipas deklaruesit, ne keto momente i ka kerkuar punonjesit te policise nese mund te levizte por ky i fundit nuk i ka kthyer pergjigje. Sipas deklaruesit, gjate kesaj kohe ka qendruar ne automjetin e tij pa levizuar fare, ku pas disa minutave ka degjuar nje krisem si ajo e armeve te zjarrit dhe ka degjuar nje ze personi i cili ka thene se e vrane. Sipas deklaruesit, pas ketij momenti ka dale nga automjeti, eshte afruar drejt vendit ku kishte degjuar krismen dhe ulerimen, rreth pesembedhjete metra larg, ne rrugicen qe kufizohej me nje servis automjetesh.

Sipas deklaruesit, pasi eshte afruar ne rrugice, njekohesisht ne kete vend eshte afruar nje punonjes policie, i cili ka shikuar ne drejtim te nje personi, i cili ishte shtrire ne toke, ku pas disa sekondave ne kete vend ka shkuar dhe nje punonjes policie tjeter me vrap, i cili i eshte drejtuar kolegut duke i thene se çfare donte qe kishte shtire me arme.

Sipas deklaruesit, pas rreth nje minute ne vendin e ngjarjes kane shkuar punonjese te tjere te policise, te cilet jane afruar prane shtetasit shtrire dhe nga ky moment punonjesit e policise i kane kerkuar qe te largohej nga vendi. Sipas deklaruesit, ai ka qene rreth pese metra prane personit qe ishte shtrire, dhe kur eshte afruar ka pare qe personi i shtrire ishte me koken ne drejtim nga rruga kryesore prane murit dhe kembet ne drejtim te rrugices ne krahun tjeter.

Sipas deklaruesit, gjate kohes qe ka qendruar, nuk ka degjuar komunikime apo debate te tjera. Sipas deklaruesit, personi qe po ndiqte punonjesi i policise me personin qe ka pare shtrire ne toke ishte i njejti. Sipas deklaruesit, punonjesi i policise qe eshte afruar i pari ne vendin e ngjarjes ishte punonjesi qe e ka ndjekur qe ne fillim personin e shtrire, ndersa punonjesi i policise qe eshte afruar i dyti ne vendin e ngjarjes ka qene punonjesi i policise qe i kishte marre dokumentet e mjetit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img