Hapësire reklamuese

Bota

Vrasja e Khashoggi, Trump: Audio është shumë brutale, s’kam arsye ta dëgjoj

Shkruar nga Newsbomb

Donald Trump e disponon regjistrimin audio të vrasjes së Jamal Khashoggi, por nuk kërkon ta dëgjojë, sepse përmbajtja e tij “është shumë e dhunshme”. Kështu ka deklaruar në një intervistë në “Fox News Sunday” presidenti amerikan, i cili shpjegon: “Është një regjistrim i dhimbshëm dhe i tmerrshëm. Jam përditësuar në mënyrë të përgjithshme mbi rastin dhe di saktësisht se çfarë ka ndodhur. Është shumë e dhimbshme dhe e tmerrshme”.

 

Ai që iu dha presidentit amerikan nga ana e autoriteteve turke është i njëjti regjistrim i marrë edhe nga aleatët e tjerë perëndimorë.

Ndërkohë detaje të reja mizore dalin nga hetimet. Vrasësit mund ta kenë transportuar trupin e copëtuar të gazetarit saudit në një valixhe jashtë Turqisë, sipas ministrit turk të mbrojtjes Hulusi Akar.

“Një mundësi ekziston që ata të jenë larguar nga vendi tre ose katër orë pasi kryen vrasjen dhe mund ta kenë marrë trupin e copëtuar të Khashoggi në një valixhe pa pasur probleme me imunitetin e tyre diplomatik”, tha Akar.

Ndërkohë, një ekzekutiv i lartë i Shtëpisë së Bardhë, Kirsten Fontenrose, përgjegjës për politikën amerikane drejt Arabisë Saudite ka dhënë dorëheqjen. Ky veprim mund të sugjerojë një ndarje në administratën Trump në përgjigjen ndaj vrasjes brutale të gazetarit disident të Arabisë, sipas New York Times.

Fontenrose, drejtoreshë e rajonit të Gjirit Persik në Këshillin e Sigurisë Kombëtare, kishte shtyrë masat e ashpra kundër qeverisë saudite dhe kishte qenë në Rijad për të diskutuar sanksionet e fundit të Shteteve të Bashkuara të vendosura mbi autorët e dyshuar të krimit, raporton “Shqip”.

Fontenrose kishte insistuar që Saud al-Qahtani, një këshilltar i lartë i princit trashëgimtar saudit, Mohammed bin Salman, të shtohej në listën e zezë, e cila përfundimisht u krye. Por, kur u kthye në Uashington ai pati një mosmarrëveshje me eprorët e tij. Rrethanat e sakta të dorëheqjes së tij, thotë “Nyt”, mbeten të paqarta dhe nuk dihet nëse mbështetja e saj për një reagim të ashpër ka irrituar ndonjë zyrtar në Shtëpinë e Bardhë.

Sondazh

Poll