Vrasja e gazetarit investigativ Jamal Khashoggi, kritik i regjimit politik në Arabinë Saudite, është diskutuar sot në Parlamentin Europian.
Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogherini ka thënë gjatë fjalës së saj se Bashkimi Europian nuk do të hakmerret por do të kërkojë dënimin e autorëve të krimit të rëndë.
Mogherini tha se liria e fjalës dhe të drejtat e njeriut janë në themel të vlerave të Bashkimit Europian. Ajo u shpreh se BE do të vazhdojë të mbrojë gazetarë, aktivistë të të drejtave të njeriut, e organizata civile që rrezipkohen kudo në çdo vend të botës.