Tirana
clear sky
13.5 ° C
13.5 °
13.5 °
88 %
2.1kmh
0 %
Hën
23 °
Mar
23 °
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
26 °
E hënë, 3 Tetor, 2022

Vrasja e katër myslimanëve në SHBA, reagon Joe Biden: Këto sulme nuk kanë vend në Amerikë

spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti i SHBA, Joe Biden ka dënuar ashpër vrasjen e katër burrave të besimit mysliman në Albuquerque.

Biden ka kërkuar hetim të plotë të ngjarjes, ndërsa ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave. Biden shprehet se këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë.

Vrasjet kanë ndodhur në një periudhë 9 mujore, dhe krimi i fundit ndodhi të premten e kaluar. Por hetuesit në SHBA kanë dyshime të forta se ato mund të kenë lidhje me njëra-tjetrën, dyshohet për shkak të urrejtjes me bazë racore apo fetare.

Reagimi i presidentit amerikan Biden:

Jam i zemëruar dhe i trishtuar nga vrasjet e tmerrshme të katër burrave myslimanë në Albuquerque. Ndërkohë që presim një hetim të plotë, lutjet e mia janë me familjet e viktimave dhe administrata ime qëndron fuqishëm me komunitetin mysliman. Këto sulme të urryera nuk kanë vend në Amerikë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img