Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
30 %
1kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Vrasja e Jurgen Kurtit, shpallet në kërkim djali i Agim Arapit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

35dfe2f80da6e7a8b8371529fab0109f

Policia shpall në kërkim djalin e Agim Arapit, për vrasjen e 26-vjeçarit Jurgen Kurti në Tiranë.

 

Mësohet se në kërkim është shpallur Dervis Arapi, 33 vjeç, djali i tregtarit nga Durrësi. Policia kërkon që të marrë në pyetje33-vjeçarin. 

Kurti ishte i përfshirë në vrasjen e Agim Arapit në Durrës në vitin 2017. Ndërkaq, policia ka referuar dosjen në prokurori si vrasje për motive hakmarrjeje.

Kujtojmë se ditën e djeshme në një pronocnim për mediat, e ëma e Dervis Arapit, Vjollca, tha se familja e saj nuk kanë lidhje me vrasjen  e 26-vjeçarit. Sipas saj ajo kërkonte drejtësi por jo vdekje.

Ndërkaq, sipas sistemit TIMS rezulton se Arapi që prej janarit të këtij viti nuk ndodhet më Shqipëri.

Jurgen Kurtit iu bë atentat poshtë banesës në momentin që sapo zbriti nga automjeti i tij, ndërsa po kthehej nga palestra. Mbi trupin e viktimës u gjetën disa plumba, ndërsa në vendngjarje 10 gëzhoja.

 

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img