Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e ish-policit Santiago Malko, kush është i arrestuari (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Zbulohen detaje të reja në lidhje me personin që është shoqëruar sot në komisariat për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

Bëhet me dije se është shoqëruar 39-vjeçari Blendi Teta, banues ne Tiranë, për veprat penale moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.

39 vjeçari  është parë në kamerat e sigurisë pranë vendit të krimit kur ka ndodhur ngjarja, por kur është pyetur nga uniformat blu ka mohuar këtë fakt. Ai ka thënë se ka qene më parë në vendngjarje dhe nuk ka parë asgjë.

Kujtojmë se ky është shoqërimi i parë që bëhet për vrasjen e ish-policit. Santiago Malko u ekzekutua në zonën e Kinostudios mbrëmjen e 27 gushtit, teksa dilte me makinën e tij nga një lavazh. Rreth vrasjes së tij, policia ka ngritur disa pista hetimi.

Ndërkohë, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ka çuar për hetim 120 policë, të cilët dyshohen se kanë hyrë në sistemi TIMS për të kërkuar të dhëna dhe kanë publikuar foton e ish-policit të vrarë Santiago Malko.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll