Hapësire reklamuese

Aktualitet

Vrasja e ish policit në Laç, merret në pyetje një nga ish kolegët; Djemtë e Xhelal Reçit kanë plagosur djalin e Faik Martinajt

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e ish policit në Laç, merret në pyetje një nga ish

Faik Martinaj, ish koleg i Xhelal Reçit, i cili u ekzekutua para biznesit të tij në Laç pak ditë më parë është marrë në pyetje nga policia.

Ai ka treguar se me viktimën njihej pasi kishin punuar në një komisariat, por që kishte kohë që nuk janë takuar më.

Martianj është marrë në pyetje nga policia në lidhje me ngjarjen për shkak se një nga djemtë e tij është plagosur me armë para dy vitesh. Për ngjarjen akuzoheshin djemtë e Xhelal Reçit.

“Me të nuk kam patur konflikte apo probleme. Djali im ndodhet në Kosovë.” ka thënë Faik Martinaj ndërsa është marrë në pyetje.

Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur më 1 nëntor, ku persona të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri ish policin Reçin, pak larg biznesit të tij.

Pistat kryesore ku po hetohen është në lidhje me Besnik Reçin, të cilit më 15 gusht të 2020 iu bë antentat, por fatmirësisht pa viktima.

Besnik Reçi dyshohet si i përfshirë në disa ngjarje kriminale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu