Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

Vrasja e Indrit Çelajt, gjykata jep vendimin për vëllezërit Kusi, ja sa vite do të kalojnë pas hekurave

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjykata e Tiranës ka dhënë vendimin për vëllezërit Griseldo dhe Albano Kusi, të cilët akuzohen për vrasjen e të riut Indrit Çela, i njohur ndryshe si tekniku i kondicionerëve.

Mësohet se gjykata ka vendosur 12 vite burg për Griseldo Kusin dhe 2 vite burg për vëllain Albano Kusi, të cilët akuzohen  për vrasjen e Çelajt më 22 gusht 2019 pas një konflikti të çastit për rrjedhjen e ujit të tubit të kondicionerit tek biznesi i babait të tyre, Bujar Kusi.

Kujtojmë se 26-vjeçari nga Mallakastra punonte si teknik kondicionerësh në Tiranë. Ai kishte shkuar te biznesi i Bujar Kusit, babait të dy vëllezërve Albano dhe Griseldo, për instalimin e rrjetit të kondicionimit.

Por pas një konflikti banal për rrjedhjen e ujit nga tubi i kondicionerit, Griseldo Kusi e qëlloi Çelajn me plumb në kokë duke i shkaktuar vdekjen. Së bashku me vëllain, Albanon dhe dy shokë, ata u munduan të fshehin dhe manipulojnë ngjarjen e rëndë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img