Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Albulena Haxhiu ka thënë është e gatshme të jap dorëheqje nëse vërtetohet se ka pasur përgjegjësi në mënyrë të drejtpërdrejt apo të tërthortë nga ana e ministrisë që ajo drejton, për gruan shtatzënë që u vra para maternitetit një ditë para se të lindte.
“Sa më përket mu, vetëm adresojeni se ku është përgjegjësia e drejtpërdrejt e ministres së Drejtësisë apo e tërthortë në këtë drejtim, dhe unë jam në gjendje të jap dorëheqje”, tha ajo.
Ministrja e Drejtësisë shtoi se institucionet shtetërore në Kosovë janë duke punuar maksimalisht që ta luftojnë dukurinë e vrasjes së grave. Hamide Magashi, 35 vjeçe u vra nga ish-bashkëshorti dje në Kosovë, ndërkohë që sot pritej të lindte.
“Ministria ka adresuar i ka adresuar të gjitha kompetencat që ka dhe jam duke u përpjekur maksimalisht çdo ditë që të punojmë në këtë drejtim në mënyrë që ta luftojmë femicidin. Duket që është një përpjekje jashtëzakonisht e vështirë, mirëpo jam e bindur që kjo sfidë nuk do të na mund të ndal”, ka thënë Albulena Haxhiu, ministre e Drejtësisë në Kosovë.