Pas vrasjes së gjyqtares Fildes Hafizi ka reaguar dhe kolegu i saj Artan Lazaj.
Lazaj e konsideron falimentim të plotë të shtetit dhe të policisë ngjarjen e rëndë.
“Sot ka falimentuar edhe ai pak shtet qe kishim. Falimentim i plote i Policise dhe sistemit te vuajtjes se denimit.Kur ndodh kjo me nje nga shtresat me te nderuara te shoqerise imagjino per shtresat e thjeshta.Fajin e ka Drejtesia?!Lepuri fle tjeterkund e shijohet nga tjeterkush. Duhet rrevolucion, i vertete e jo nga keto “rrevolucionet”, qe trumbetohen sot. U prefsh ne paqe mikja dhe Kolegia jone”, shprehet gjyqtari Artan Lazaj.