Hapësire reklamuese

Politikë

Vrasja e gjyqtares, reagon ish-ministri i Drejtësisë: Na rrofshin edhe ligjet, gjykatat, policët, ministritë e deputetët

Shkruar nga Newsbomb

Vrasja e gjqytares Fildes Hafizi në qendër të Tiranës ditën e sotme ka sjellë reagime të forta në radhët e politikës shqiptare. Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Nëpërmjet një statusi në rrjetet sociale Manjani shkruan se vrasja e gjyqtares Hafizi është një akt barbar dhe që përgjegjësit duhen gjetur përtej vrasësit.

“Na rrofshin edhe ligjet, gjykatat, policët, NGO, ministritë, deputetët, prokurorët, SPAK-erat e pesticide të tjera si këto! Nuk i duhen askujt!”, thotë Ylli Manjani.

Më poshtë reagimi i Ylli Mnajanit:

Lajm shokues!

Një zonjë, një nënë, një juriste dhe gjyqtare shumë e zonja humbi jetën nga dhuna barbare!

E humbi jetën pas një dhune permanente. Policia e Shtetit duhet ta dijë mirë këtë rast!

Fildesi ka qenë një studente ekselente. Përfundoi edhe Magistraturën shumë mirë.

Ishte një qytetare me rregulla dhe me moral e karakter të fortë!

Nuk ka më fjalë për këtë akt barbar!

Një provë tjetër e luftës ndërmjet Qytetarisë dhe Barbarisë! Qytetaria sot u godit rëndë!

Sistemi ligjor e shtetëror ende i trajton barbarët si qytetarë të barabartë! Kulmi i dështimit!

Shteti që nuk mbron qytetarinë është i rrezikshëm!

Na rrofshin, task-forcat; delta-forcat; forcat e armatosura se pikë force nuk kanë!!!

Na rrofshin edhe ligjet, gjykatat, policët, NGO, ministritë, deputetët, prokurorët, SPAK-erat e pesticide të tjera si këto! Nuk i duhen askujt!

Qytetarët dhunohen e vriten, barbarët gjykohen dhe shpëtojnë!

Nejse, ngushëllime të thella familjes! 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll